Hapet restoran për studentët në Tetovë nga Fondacioni “Ajka”
Që në fillim të organizimit dhe themelimit të fondacionit ”Ajka”, ndër synimet kryesore kanë qenë dhe do të jenë studentët dhe përkrahja e tyre për t’ju qëndruar pranë dhe për t’iu ndihmuar e mbështetur në rrugën e tyre të diturisë.
Me kënaqesinë më të madhe ju prezantojmë menzen për studentët që do jetë në funksion që nga data e fillimit të ligjeratave për vitin 2022/2023.
Këtë vit synojmë që në ditë të kemi mbi 300 porcione ushqim falas ndërsa objektivi ynë është që në të ardhmen të mos kthehet as edhe një student pa i zgjatur dorën.
Miqtë më të mirë të “Ajkës” janë pikërisht njerëzit që ia din vlerën dijes dhe janë në përkrahje të studenteve.
Andaj, kushdo që dëshiron të kontribuoj, dera si gjithmonë është e hapur! Jeni të mirëseardhur që të kontribuoni në rrugën e diturisë, dhe shpërblimet e çmuara të Zotit qofshin mbi ju!
Amin!